Kapiteni i përfaqësueses norvegjeze Martin Ødegaard, gjindet shumë pranë transferimit tek skuadra e Arsenalit.
Skuadra londineze nuk është e panjohur për norvegjezin, pasiqë futbollisti gjysmën e stinorit të kaluar ishte pjesë e kësaj skuadre në formë huazimi.
Por gjatë këtij afati kalimtar Mikel Arteta po bën përpjekje që përmes një marrëveshjeje ta transferojnë futbollistin në Londër.
Sipas disa burimeve, thuhet se marrëveshja mes skuadrës së Arsenalit dhe futbollistit veçse është arritur, dhe zyrtarizimi është çështje orësh.
Transferimi i Ødegaard pritet t’u kushtojë londinezëve rreth 30 milionë funta. /SyriVision/