Ballata: Punësimi tek personat me nevoja të veçanta nuk është i kënaqshëm

Në bazë të LIGJIT PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA të kushtetuës së Kosovës, në cdo 50 punëtor të një vendpunësimi, prej tyre duhet të jet një person me nevoja të veqanta. Njëra ndër pikat e nenit të 11-të të  këtij ligji thotë:
1. Personi me aftësi të kufizuara ka të drejtë në punësim, integrim në tregun e punës në kushtet e përgjithshme dhe te veçanta të përcaktuara me këtë ligj.
Ndërsa në Neni 12 thuhet se:
1. Organet e administratës shtetërore, punëdhënësit e sektorit privat dhe publik si dhe organizatat joqeveritare obligohen që, me kushtet e përshtatshme të punës ti punësojnë personat me aftësi të kufizuara.
2. Çdo punëdhënës është i obliguar të punësoj një person me aftësi të kufizuara në çdo pesëdhjetë punëtor.

Mirëpo, sa i përket gjendjes së punësimit të personave me nevoja të veqanta në komunën e Gjakovës, Drejtoresha e organizatës Handikos në Gjakovë, Brilanda Ballata një gjë e tillë nuk po gjen zbatim të kënaqëshëm.

Megjithatë, sipas Ballatës gjatë dy viteve viteve të fundit ka filluar të vërehet progres në këtë aspekt.

Pavarësisht paragjykimeve nga shoqëria Drita Markaj është ajo e cila ka arritur të gjejë punë në profesionin që gjithmonë e kishte dëshiruar.

Aktualisht në organizatën Handikos në Gjakovë janë të antarësuar 859 persona, prej të cilëve moshën për të drejtë punësimi e kanë 668 prej tyre e që 3% nga ta janë të punësuar.

Read Previous

Asnjë detaj rreth strehimit të afganëve në Kosovë

Read Next

PSHDK: Ferdinand Kolaj zyrtarisht kandidat për kryetar të Gjakovës