Gjakovës i shtohet edhe një E-kioskë

Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare në facebook që qytetit të Gjakovës i është shtuar dhe një E-kioskë me vendndodhje në Bllokun e Ri. Ky projekt thonë ata është bërë me qëllimin që të lehtësojë qasjen e qytetarëve në Shërbimet e Gjendjes Civile.

Gjakovës i shtohet edhe një E-Kioskë e cila tashmë është në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës! Kjo E-Kioskë ndodhet në lagjen e Bllokut të Ri (Orize), pranë Institucionit Parashkollor “Ganimete Tërbeshi”. Një projekt si ky lehtëson më tutje qasjen e qytetarëve në Shërbimet e Gjendjes Civile, duke i’u mundësuar pajisjen me certifikata të lindjes, ekstrakte të lindjes, certifikata të vdekjes, shtetësisë, vendbanimit, vërtetime mbi gjendjen e tatimit në pronë e të tjera.

Read Previous

Dy të vdekur dhe 740 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Hapet afati i dytë i regjistrimit të fëmijëve në klasën e parë dhe parashkollor