Emrat e kandidatëve që synojnë t’i qeverisin shtatë qytetet e Kosovës

Betejë e ashpër pritet të zhvillohet mes partive kryesore në zgjedhjet lokale në Kosovë, ku tashmë janë zyrtarizuar disa kandidatë në shtatë qytete.

Kryeqytetin e Kosovës, LDK-ja pret ta udhëheq me Përparim Ramën, AAK-ja me Daut Haradinajn, PDK-ja me Uran Ismailin, ndërkaq VV-ja me Arben Vitinë.

Në Mitrovicë kandidat për kryetar do të jetë vetë kryetari i tanishëm Agim Bahtiri, por kësaj radhe postin e synon me VV-në. Ndërsa zyrën e Bahtirit seriozisht e kërcënon PDK-ja me Bedri Hamzën, derisa edhe LDK-ja do të garojë me mjekun Armend Agollin.

Në Gjilan, VV ka nxjerr të riun Alban Hysenin. E kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vendosur që pas dy mandateve të garojë për kryetar edhe për katër vitet e ardhshme.

Në Ferizajn e PDK-së, LDK-ja ka vendosur të që të kandidojë me një grua, është fjala për Sibel Hysenin. E kryetari aktual, Agim Aliu, do të garojë përsëri me PDK-në edhe për një mandat.

Edhe pse VV-ja qeverisë me Komunën e Prizrenit, partia ende nuk ka njoftuar se kush do të jetë kandidati i këtyre zgjedhjeve.

Më të lehtë se çështjen e Prizrenit, VV-ja e ka pasur me Gjakovën. Aty do të garojë ish kryetarja e kësaj komune, Mimoza Kusari Lila. Ajo do të synojë zyrën e kryetarit aktual nga AAK, Adrian Gjini, i cili mposhti pikërisht Kusari Lilan në zgjedhjet e fundit.

Në Pejë, LDK-ja do të garojë me kryetarin aktual, Gazmend Muhaxherin. E VV-ja pritet të garojë me Gazmir Racin. Ndërsa nga PDK-ja do ta kandidojë Astrit Ademaj.

Read Previous

“Ballkani i hapur do të stagnoj derisa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”

Read Next

Arrestohet autori nga Gjakova, libri i tij posedon elemente të nxitjes e përçarjes