Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.
IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-34 gradë Celsius.
me mot shumë të nxehtë e kryesisht me diell. Me mundësi për riga lokale shiu nga viset malore. Në pjesën e dytë të javë temperaturat në rënie të lehtë, shkruan Prishtina Weather.
Sot do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe nxehtë. Temperaturat më të larta pritet të sillen deri në 33 C, minimalet e ditës do të sillen diku nga 16 C.
“Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, ekspertët shëndetësor kanë kërkuar nga qytetarët që të shmangin ekspozimin në diell, nga ora 10:00 deri në ora 17:00.