Qendra për punësim në komunën e Gjakovës vazhdimisht bënë regjistrimin e të papunëve. Në kohën në të cilën ndodhemi kërkohen edhe punësime sezonale, e më së shumti kërkesa ka nga kompani që bëjnë vjeljen e rrushit. Por, problemi është që punëtorë nuk ka dhe kjo si pasojë e migrimit. Kështu mendon udhëheqësi i zyrës për punësim Kujtim Dula.
Aktualisht në komunën tonë të regjistruar pranë kësaj qendre si punëkërkues aktiv janë 5555 persona.
Gjithashtu duhet theksuar se pranë kësaj qendre ofrohen edhe shërbime të tjera si këshillime e vizita induviduale e kolektive për punëdhënës dhe punëkërkues.
Përndryshe qendra për punësim së shpejti do të bëhet me objekt të ri dhe finalizimi i punimeve pritet të përfundoj pas tre muajve.