Në web faqen e MSH-së tani e tutje mund të informoheni në kohë reale mbi procesin e vaksinimit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se është publikuar Paneli me të dhënat mbi vaksinimin kundër COVID-19, raporton Gazeta Express.

Sipas MSH’së, tani në faqen e saj në kohë reale mund të ndjeket trendi i vaksinimit.

Me këtë rast, nga kjo ministri kanë kërkuar nga qytetarët që nuk janë vaksinuar që ta bëjnë atë sa më parë.

Njoftimi i plotë:

Është publikuar Paneli me të dhënat mbi vaksinimin kundër COVID-19 në ëeb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë

Ky është një opsion shtesë për informimin e publikut në kohë reale për trendin e vaksinimit në vend dhe të dhënat e detajuara mbi vaksinimin.

Atë mund ta gjeni lehtë në ëeb faqen e Ministrisë, te kolona e menyve klikoni mbi „COVID-19“, dhe më pas nënmenynë “Statistikat COVID-19” për të krijuar qasjen në Covid Dashboard.

Statistikat COVID-19

Aktualisht, vaksinimi po vazhdon me intensitet të shtuar që vërtet na inkurajon. Numri i qytetarëve që po vaksinohen në baza ditore konfirmon organizimin dhe punën e mirë të profesionistëve shëndetësor nëpër pikat e vaksinimit.

Me rritjen e përhapjes së variantit Delta të SARS-CoV-2, Ministria e Shëndetësisë inkurajon dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç, e që ende nuk janë vaksinuar të caktojnë sa më parë terminin për vaksinim dhe ata që kanë marrë dozën e parë, të paraqiten sipas orarit të caktuar në qendrën e vaksinimit për t’u vaksinuar plotësisht.

Vaksinat janë të sigurta, efikase dhe parandalojnë simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjen nga COVID-19.

Read Previous

1471 pacientë janë hospitalizuar në muajin korrik në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda”

Read Next

​Arrestohet një person për zjarrëvënie në Gjakovë