Zjarre në fshatrat e Ferizajit dhe Gjilanit, shkaktohen shumë dëme

Një plantacion i mbjellur me pemë (molla) me sipërfaqe 3-4 hektarë është përfshirë nga zjarri në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt.

Rasti ka ndodhur dje, ku sipas ankuesit nga zjarri i janë dëmtuar rreth 200 trupa te pemëve dhe sistemi i ujitjes në sipërfaqe prej 30 ari. Zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve. Rasti nën hetime.

Kurse në fshatin Rahovicë të Ferizajt, dje nga zjarri i shkaktuar në fshat i janë djegur rreth 700 copa duaj ushqim për kafshë.

Zjarrin e përfshirë në një sipërfaqe prej rreth 80-90 hektar e kanë lokalizuar zjarrfikësit. Rasti është duke u hetuar.

Zjarri ka përfshirë edhe rreth 20 hektar në fshatin Bukovik të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit.

E në fshati Livoçi i Epërm i Gjilanit, është raportuar për një zjarr në deponinë e cila gjendet rreth një kilometër në afërsi të fshatit të lartcekur.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësit i zjarrfikësve të cilët kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin. 

Read Previous

Për herë të parë shkencëtarët kanë zbuluar dritë pas një vrime të zezë

Read Next

“Mësimi plotësues nuk do t’i përmbush 100 për qind nevojat e nxënësve”