Në takimin e djeshëm të mbajtur mes Drejtorit të departamentit të sallave të dasmave pranë Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Driton Hoti dhe Ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia u u diskutua rreth ngritjes së rasteve të të infektuarve me Covid-19 në Kosovë ku edhe u morr një vendim, i cili u bë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës në facebook ku shkruhej se: Drejtori i departamentit të sallave të dasmave pranë Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës z. Driton Hoti ka mbajtur sot një takim me ministrin e shëndetësisë z. Arben Vitia. Takimi ishte për qëllim të diskutimit rreth ngritjes së rasteve të të infektuarve me Covid-19 dhe nga ky takim u vendos të mirret një vendim.
Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marë pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet.
Ndërsa sa i përket stafit punues të këtyre sektoreve obligohen që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit. Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate. Këto vendime priten të hynë në fuqi me datë 11.08.2021
Për të kuptuar nga afër mendimet e qytetarëve lidhur me këto propozime, Television Syri ka pyetur disa prej tyre, një pjesë e të cilëve u shprehën se pajtohen, duke i cilësuar ato si të duhura dhe në të mire të shëndetit.
Mirëpo, në anën tjetër nga qytetarët pati edhe të atillë që ishin kundër këtij vendimi të mundshëm duke thënë se një gjë e tillë është imponim i vullnetit të lirë.
Ndërkaq, gjatë seancës së djeshme të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia kishte deklaruar se është duke u biseduar rreth rishikimit të masave anti covid pasi që virusi Delta tanimë nuk po i kursen as fëmijët.