Eriksen zbulon datën se kur do të rikthehet në fushë

Christian Eriksen thuhet u tha shokëve të tij të skuadrës së Interit se ai “kishte qenë me fat”, duke shtuar se do të kthehej në aksion pas “katër ose pesë muajsh”.

Danezi u takua gjatë të mërkurës me bashkëlojtarët e tij të Interit në Appiano Gentile.

Kjo ishte hera e parë që nga incidenti i tij gjatë ndeshjes hapëse të Danimarkës në Euro 2020 më 12 qershor ndaj Finlandës.

Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, Eriksen i mbajti lotët kur pa shokët e tij të skuadrës dhe u tha atyre se “kishte qenë me fat”.

Ai gjithashtu shtoi se do të kthehet në aksion “në katër ose pesë muaj”.

Ndryshe, Eriksen pësoi një sulm në zemër gjatë ndeshjes së parë të Euro 2020 kundër Finlandës më 12 qershor.

Mjekët i shpëtuan jetën në fushë para se ta çonin në spital. 29-vjeçari iu nënshtrua një operacioni për të implantuar një defibrilator të zemrës disa ditë më vonë, por ai nuk do të lejohet të luajë përsëri në Serie A nëse pajisja nuk hiqet.

“Ai tani do të ndjekë programin e rimëkëmbjes të paraqitur nga mjekët danezë në Kopenhagë, të cilët gjithashtu do të koordinojnë ndjekjen klinike”.

“Stafi mjekësor i Interit natyrisht do të mbahet i informuar dhe i përditësuar gjatë gjithë procesit”, u tha në një deklaratë zyrtare të Interit dje.

29-vjeçari tani do të kthehet në Danimarkë për një pushim të shkurtër. /Telegrafi/

Read Previous

IKShPK u bën thirrje qytetarëve: Vaksinohuni dhe respektoni masat antiCOVID-19

Read Next

Gjermania dhe Franca injorojnë OBSH-në, do ta ofrojnë dozën e tretë të vaksinës për COVID-19