Sindikata e Zjarrfikësve i dërgon letër kryeministrit Kurti: Po punojmë në kushte të mjerueshme, na duhet ndihmë

Në kohën kur disa komuna të vendit po përballen me zjarrin, Sindikata e zjarrfikësve i është drejtuar me një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të shprehur shqetësimin e tyre për kushtet në të cilat po punojnë.

Në letrën drejtuar Kurtit dhe ministrive të linjës, nga kjo sindikatë thonë se shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit që nga paslufta vepron dhe punon në kushte të vështira në të gjitha komunat.

Ata kërkojnë që zjarrfikësit dhe të gjitha forcat në terren të mbështeten me të gjitha kapacitetet e mundshme. Po ashtu kërkojnë që të sigurohen mjete financiare për kompensim gjatë mobilizimit në komunat tjera, orarin e tejzgjatur.

“Të shqetësuar me pozitën e vështirë që ka kapluar shërbimin e zjarrfikjës dhe Shpëtimit në të gjitha Komunat e Kosovës edhe një herë ju drejtohemi si përgjegjës të institucioneve më të larta Shtetërore, më shpresë se do të shqyrtohet kjo gjendje e rëndë dhe e papërballueshme që po na përcjell vite me radhë.”

“Shërbimi i Zjarrfikjes dhe shpëtimit që nga pas lufta vepron dhe punon në kushte mjaft të vështira në të gjitha Komunat e Kosovës, sepse asnjëherë nuk iu dha prioritet në zhvillimin, avancimin dhe përgatitjen, rritjen e kapaciteteve operative emergjente sipas misionit të Zjarrfikjes, shpëtimin e jetës së Njeriut dhe të mirave Materiale, vite me radhë kemi ngrit shqetësimet dhe kemi evidentua te gjitha mangësitë dhe problemet qe ballafaqohen zjarrfikësit e Kosovës sa i përket organizimit dhe përgatitjes për t’u ballafaquar me sfidat të cilat munden te paraqiten në situata emergjente”, thuhet në letrën e sindikatës dërguar institucioneve të vendit.

Përveç shqetësimit për situatën e krijuar nga vatrat e zjarrit, zjarrfikësit ankohen edhe për mungesën e pajisjeve të duhura për ta kryer punën e tyre, për çka kanë kërkuar ndihmë nga kryeministri dhe kabineti qeveritar.

“Jemi të shqetësuar me problemet që zjarrfikësit janë duke u përballur me vatrat e zjarrit, angazhimet shtesë, me orar të zgjatur janë duke u përballur me vatrat e zjarrit, angazhimet shtesë, me orar të zgjatur dhe pa përkrahjen në terren, sa i përket pajisjeve dhe gjithashtu mbështeta me ushqim, zjarrfikësit veprojnë me kushte shumë të vështira dhe gjithsesi duhet të intervenohet në këtë drejtim.

“Qeveria urgjentisht duhet të sigurojë mjete financiare shtesë, që zjarrfikësve t’u sigurohen kushte në këto rrethana, është e nevojshme që të sigurohen edhe pajisje (shpinore, lopata dhe fshesa metalike dhe pajisje të tjera që do të mund t’i përdorin edhe qytetarët vullnetarë, të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë në situatën e krijuar.”

Zjarrfikësit dhe të gjitha forcat në terren, duhet të mbështeten me të gjitha kapacitetet e mundshme, duhet gjithsesi që të sigurohen edhe mjete financiare për kompensim gjatë mobilizimit dhe mobilizimit në komunat tjera, për orarin e tejzgjatur dhe në kushte shumë të vështira”, thuhet në këtë letër.

“Shpresojmë se ky shqetësim i zjarrfikësve të Kosovës do të jetë edhe shqetësim për ju dhe do t’i merrni shumë seriozisht kërkesat tona, që të reflektoni pozitivisht me këtë situatë shumë të rënduar që ka kapluar vendin.”/GazetaSinjali

Read Previous

Terapia e rërës kundër reumatizmës

Read Next

Kripësia e detit Adriatik në nivele rekord, ekspertët: Shumë specie do të zhduken