Eriksen rikthehet tek Interi

Christian Eriksen është bashkuar me Interin. Fantazisti danez pësoi një atka kardiak në Euro 2020, në duelin e parë ndaj Finlandës.

29-vjeçari ka zbarkuar ditën e sotme në Appiano Gentile, qendrën stërvitore të kampionëve të Italisë.

Lojtari viking u takua me drejtuesit, stafin teknik dhe shokët e skuadrës, me të cilët fitoi titullin kampion në Itali.

Ai tani do të ndjekë programin e rimëkëmbjes të paraqitur nga mjekët danezë në Kopenhagen. Stafi mjekësor i Interit natyrisht do të mbahet i informuar dhe i përditësuar gjatë gjithë procesit. /abcnews.al

Read Previous

Fshatrat Sheremet, Rracaj, Pacaj dhe Stubëll përfshihen nga zjarri

Read Next

Manchester City afër transferimit të Grealish