Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 107 pacientë.Sipas SHSKUK-së, 64 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19.72 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa 2 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 37 pacientë, 33 prej tyre Covid-19 pozitivë, 18 me oksigjeno-terapi.
E në Gjakovë aktualisht janë 9 pacientë të hospitalizuar nga Covid-19.