Aksidentohet vetura e policisë në magjistralen Gjakovë-Junik-Pejë

Sot në mëngjes ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture të Policisë së Kosovës dhe një makine golf 5 në magjistralen Gjakovë-Junik-Pejë.

Vetura e policisë ka përfunduar jashtë rrugës, duke pësuar kështu disa dëme materiale.

Në anë tjetër të rrugës ka përfunduar vetura e një civili.

Në vendngjarje përveç njësive policore është edhe kamioni i zjarrfikësve. Nuk raportohet për të lënduar.

Syri do të ju mbajë të informuar për çdo të re në lidhje me këtë ngjarje.

Read Previous

Kurti: Reciprociteti me Serbinë do të vendoset dhe nuk do të dështojë

Read Next

Kjo shenjë e demencës mund të shfaqet 16 vjet para diagnozës