Shtime, Suharekë dhe Prizren, zjarri ka kapluar pyjet

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë ndodhur shpërthime zjarri në fshatrat e Prizrenit, Suharekës dhe Shtimes.

Sipas policisë, në fshatin Godanc i Epërm të Shtimes, është raportohet se në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pyll mbi fshat.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka punuar në lokalizimin e zjarrit.

Kurse, në fshatin Studencan të Suharekës, raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri 200 hektar fushë dhe një pjesë e malit.Reklamë

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka duke punuar për të shuar zjarrin.

Shpërthim zjarri dje kishte edhe në fshatin Pllanjane të Prizrenit, ku është raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri shkurret dhe pishat.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka punuar për  të shuar zjarrin./GazetaExpress/

Read Previous

KEDS: Zjarret po rrezikojnë furnizimin me energji për konsumatorët

Read Next

Haxhiu pyet se çfarë ka ndodhur me testet Covid-19 të pranuara nga Serbia, Vitia thotë se nuk do të përdoren