Ka kaluar tashmë një muaj që kur është hapur objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Këtu tashmë është bartur edhe urgjenca e qytetit. E në lidhje me vizitat në repartin e urgjencës dhe oraret e punës në QKMF-në e vjetër, doktori i mjeksisë familjare Atdhe Haxhibeqriri ka thënë se pas orës 21 dhe gjatë ditëve të fundjavës nuk kryhen këto shërbime në objektin e vjetër i cili tashmë ka kaluar në QMF.
Menaxhmenti i këtushëm është shprehur se pavarësisht temepraturave të larta që janë në këto ditë dhe sfidave të tjera të punës stafi mjekësor është në gjendje gatishmërie që të ofrojë shërbimet e nevojshme për të gjithë qytetarët.