Dita Botërore kundër trafikimit të njerëzve

Miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2013 me anë të rezolutës A/RES/ 68/192, 30 korriku u caktua si Dita Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Në rezolutë thuhet se një ditë e tillë ishte e nevojshme për të rritur ndërgjegjësimin mbi gjendjen e viktimave të trafikimit njerëzor dhe për promovimin, mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Simboli i kësaj dite është “Zemra blu”, e cila përfaqëson trishtimin e atyre që trafikohen duke na kujtuar zemrën e ftohtë të atyre që blejnë dhe shesin qeniet njerëzore.

Trafikimi i personave është një krim i rëndë dhe një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Çdo vit, mijëra burra, gra dhe fëmijë bien në duart e trafikantëve, në vendet e tyre dhe jashtë vendit. Pothuajse çdo vend në botë është i prekur nga trafikimi, qoftë si një vend i origjinës, transit apo destinacion për viktimat.

UNODC, si kujdestar i Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar trans-nacional (UNTOC) dhe protokolleve të tij, ndihmon shtetet në përpjekjet e tyre për të zbatuar Protokollin për Parandalimin, Frenimin dhe Ndëshkimin e Trafikimit të Personave (Protokolli i Trafikimit të Personave).

Protokolli për parandalimin, shtypjen dhe ndëshkimin e trafikimit të personave përcakton trafikimin e personave si rekrutimin, transportin, transferimin, strehimin ose pranimin e personave, me anë të kërcënimit ose përdorimit të forcës ose formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, abuzimit të pushtetit ose i një pozicioni të cenimit ose i dhënies ose marrjes së pagesave ose përfitimeve për të arritur pëlqimin e një personi që ka kontroll mbi një person tjetër, me qëllim të shfrytëzimit.

Read Previous

Kolona të gjata në Merdarë, pritje deri në tri orë për të hyrë në Kosovë

Read Next

Ministrja Gërvalla shkon në vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut