Nisen për në Kosovë kufomat e 10 viktimave të aksidentit në Kroaci

Trupat e pajetë të 10 bashkatdhetarëve tanë, të cilët humbën jetën tragjikisht nga aksidentin e autobusit në Sllavonski Brod të Kroacisë, tashmë janë nisur për në Kosovë.

Bartjen e kufomave po e bëjnë automjetet e kompanisë ”Pikëllimi” me seli në Gjermani.

Bashkatdhetari Fatmir Elezi, pronar i kompanisë, gjatë ditës kishte shprehur gatishmërinë e tij që të dhjetë trupat e pajetë të bashkatdhetarët që humbën jetën sot në aksidentin tragjik në Kroaci, t’i bartë për në Kosovë me shpenzimet e tij.

Ato pritet që nesër në mëngjes të arrijnë në morgun e QKUK në Prishtinë.

Nga aksidenti rrugor në Sllavonski Brod, kanë vdekur dhjetë persona me prejardhje nga Kosova, ndërkaq janë lënduar edhe 40 të tjerë.

Në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë, ku njëri nga shoferët ka vdekur. Autobusi po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Autoritetet kroate kanë thënë se ekziston dyshim i bazuar se i dyshuari 52-vjeçar ishte duke vozitur autobusin në kundërshtim me ligjin për trafikun rrugor./Telegrafi/

Read Previous

Nesër temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë

Read Next

Mërgimtarët ankohen për çmimet e shtrenjta të biletave