“Këmbët me rrota” dhe “Enët nga argjila e pocarit” janë dy filma të shkurtër që u promovuan sot në kuadër të projektit “Arti i njeh të gjitha gjuhët”. Filmi i shkurtër dokumentar “Këmbët me rrota” pasqyron një ditë të zakonshme të një njeriut me nevoja të veqanta. Erblin Lika personazhi i këtij filmi tha se arti nuk njeh kufi dhe se ndihet mirë që njerzit me nevoja të vecanta po gjejnë përkrahje.
Aktiviteti sot është vazhdim i projektit që përkrah komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian dhe në kuadër të këtij projekti do të ketë edhe aktivitete të tjera.
Edhe filmi “Enët nga argjila e pocarit” pasqyron një zanat dhe traditë të vjetër të komunitetit egjiptian, këta dy filma gjithashtu është planifikuar që të marrin pjesë në disa festivale të filmave.