Sipas vendimit të miratuar me 30 prill nga Kuvendi Komunal i Gjakovës është thënë se do të mbyllen shisha baret të cilat janë në afërsi të objekteve të banimit dhe të njëjtat të vendosen në një lokacion tjetër. Por deri më tani ato ende po e vazhdojnë veprimtarinë e tyre. Sipas shefit të inspektoriatit komunal të gjitha këto biznese janë lajmëruar me kohë e që kanë një afat që është i përcaktuar me rregullore.
Deri më tash është paraqitur një kërkesë ku sipas komisionit ky biznes i plotëson të gjitha kushtet.
Bëjmë të ditur se pas kërkesës se këtyre bizneseve komisoni do të jetë në terren për të parë nga afër se a i plotësojnë kushtet e veprimtarisë apo jo.