Për gjashtë muaj në komunën e Gjakovës nuk ka ndodhur asnjë vrasje

Përpjekja e policisë së Kosovës që të ruaj sigurinë në komunikacion tregohet në vazhdimësi përmes planeve të ndryshme operative. Sipas komandantit të stacionit policor Major Milazim Lumi situata e sigurisë për gjashtë muaj në komunën e Gjakovës ka qenë e qetë dhe stabile. Këtë e tregon edhe fakti se në këtë periudhë nuk ka pasur vrasje. Ndërsa sa i përket rasteve të tjera është shënuar një rritje e lehtë, prej tyre vjedhje të rënda janë 61 raste.

Major Lumi tha se nga janari e deri në qershor kanë ndodhur 163 aksidente. Krahas kësaj është rritur edhe numri i tiketave për kundërvajtje në trafik.

Policia e Kosovës ka vazhduar me patrullimet në tërë territorin e vendit, për të parë nga afër se sa janë zbatuar masat antiCOVID-19. Lidhur me këtë vetëm nga zyrtarët e stacionit policor në Gjakovë për gjashtë muaj janë shqiptuar 3585 gjoba anti-covid.

Read Previous

Manchester United zyrtarizon transferimin e Jadon Sancho

Read Next

Jahjaga: Luljeta Pula ishte model i avancimit politik të gruas në Kosovë