IKSHPK: Vaksinohuni, mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen me vaksinën Anti Covid.

IKSHPK përmes një njoftimi ka thënë se qytetarët duhet të vaksinohen për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre.

“Mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disave”, shkruan IKSHPK në postimin e tyre.

“Mosvaksinimi përkeqëson situatën epidemiologjike, rritë rastet e sëmundjes, rritë rastet e vdekjes, mbingarkon institucionet shëndetësore”, thuhet tutje./EO/

Read Previous

Humbën në parkun e Llogorasë, pas 14 orë kërkimesh gjendet çifti francez

Read Next

Që nga viti 2020, 39 persona u ekstraduan nga vendet tjera në Kosovë