Hapet poliklinika “Fla Med” në Gjakovë

Vetëm pak metra larg spitalit të Gjakovës “Isa Grezda” është hapur poliklinika Fla Med e cila ofron shërbime mjekësore në fusha të ndryshme të mjekësisë. Pronari Fatos Haxhosaj tha se ideja për hapjen e kësaj klinike erdhi nga dëshira për t’u ofruar pacientëve shërbime sa më cilësore.

Një staf i përzgjedhur që ofron shërbime për të gjitha moshat përfshirë këtu edhe pediatrinë, që mbulohet nga mjekja Njomza Mala. Ajo u shpreh tejet e lumtur që është pjesë e këtij ekipi.

Për të ofruar shërbime më të mira neurologjike përmes paisjeve adekuate, kanë bërë që edhe mjeku Jetish Jetishi, t’i bashkohet kësaj poliklinike.

Këto klinika janë të domosdoshme për t’u dalë në ndihmë pacientëve thotë, mjeku Fehmi Vula, që ishte i pranishëm në hapje.

Fla Med është e ndërtuar me sistem elektronik me qëllim që të ofrojë lehtësi dhe shërbime mjekësore sa më profesionale. Këtë vend e karakterizojnë paisjet e përshtatshme, hapësira e bollshme e përzgjedhja adekuate e profesionistëve të cilët primare e kanë kujdesin për shëndetin e pacientëve.

Read Previous

Meka lejon për haxh vetëm arabët e vaksinuar

Read Next

U mbajt mbledhja e gjashtë e komitetit për politikë dhe financa