Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Lutfi Hazirit për kryetar të Gjilanit.
Kjo u bë e ditur në Konvetën e LDK-së në Gjilan.
“Suksesi ka qenë në anën tonë sepse juve ju ka udhëhequr një njeri si Lutfi Haziri. Ai është ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë”, ka thënë Abdixhiku.
Kujtojmë se Haziri është kryetar aktual i Gjilanit dhe ai synon që të marrë edhe mandatin e pestë qeverisës me Gjilanin në zgjedhjet e 17 tetorit që pritet të mbahen. /Telegrafi/