Dokumentet kompromentuese zbulojnë detaje të dyshimta për raportin Trump – Putin

Sipas disa dokumenteve të publikuara, presidenti rus Vladimir Putin autorizoi një agjensi spiunimi për të ndihmuar Donald Trump të fitojë zgjedhjet 2016 në SHBA. Ish-presidenti thuhet se u quajt “mendërisht i paqëndrueshëm” gjatë një seance të mbyllur të këshillit të sigurimit kombëtar të Rusisë, e cila u zhvillua në janar 2016, megjithëse grupi e konsideroi atë “kandidatin më të mirë për presidencën”.

Putini, spiunët e tij dhe minstra, ishin të gjithë të pranishëm në takim. Presidenti i Rusisë thuhet se autorizoi 3 agjensitë e spiunazhit në Rusi për të gjetur mënyra për të mbështetur Trump dhe për ta ndihmuar atë të fitojë zgjedhjet, sipas atyre që vlerësohen të jenë dokumente të Kremlinit.

Dokumentet kompromentuese zbulojnë detaje të dyshimta për

Pse u bë e gjithë kjo? Gjatë takimit të këshillit të sigurimit, u ra dakord që Trump duke u bërë president do të ndihmonte në sigurimin e objektivave strategjikë të Moskës, raporton The Guardian, dhe një fitore e tij do të vinte me një “destabilizimin të sistemit sociopolitik të SHBA-së”.

Ndërsa, Putin donte që Trump të fitonte, një vlerësim i shkurtër psikologjik i ish-presidentit e përshkruan atë si një “individ impulsiv, mendërisht të paqëndrueshëm dhe të paekuilibruar, që vuan nga një kompleks inferioriteti”, sipas dokumenteve. Dokumentet sugjerojnë gjithashtu se rusët kishin material kompromentues mbi 75-vjeçarin.

Ekspertët besojnë se dokumentet e zbuluara janë të vërteta, prandaj informacioni mbi to ka të ngjarë të jetë i saktë. Sidoqoftë, rusët i kanë mohuar këto akuza. 

Zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov e quajti idenë e udhëheqësve rusë që bëhen bashkë dhe bien dakord për të mbështetur Trumpin si filma “pulp fiction”. 

Ndërsa Trump dhe Putin kanë qenë të afërt, marrëdhëniet mes presidentit të Rusisë dhe presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden, duken të tensionuara. Ky i fundi madje e etiketoi Putin-in edhe si “vrasës”.

Burimi: Unilad, The Guardian

Read Previous

Çfarë është ndihma e shpejtë?

Read Next

​S’ka vendimmarrje, dështon miratimi i marrëveshjes ndërkombëtare