Përurohet tereni i ri sportiv në Brekoc

Në paralagjen Brekoc të komunës së Gjakovës është përuruar tereni i ri sportiv. Ky teren përfshin parkun e fëmijëve si dhe një hapësirë të kompletuar për të gjithë adhuruesit e sportit të basketbollit. Kryetari i komunës Ardian Gjini, tha se brenda një periudhe 2-3 vjeçare pritet që shumica e lagjeve në qytet dhe fshatra të kenë vende të tilla për rekreacion e argëtim.

Drejtoresha për Kulturë Rini e Sport, Saranda Hyseni-Maloku, ka një apel për të gjithë ata që e shfrytëzojnë këtë hapësirë.

Ata që iu gëzuan më së shumti këtij parku, ishin më të vegjëlit të cilët tashmë do të kenë një vend të përshtatshëm për të kaluar kohën.

Ky investim bashkë me dy projekte të tjera të ngjajshme brenda qytetit, përfshijnë shumën e rreth 40.000 mijë eurove.

Read Previous

​Bajrami: Procesi i akreditimit është bllokuar për të favorizuar kolegjet private

Read Next

Mbi 12 milionë raste aktive me Covid-19 në botë