Lleshi: E-Kiosqet do të rifunksionalizohen së shpejti

Çdo ditë pothuajse fluksi i qytetarëve në sportelet e administratës së komunës së Gjakovës është i njëjtë. Tani kur jemi në stinën e verës dihet se në komunën tonë ka një numër të konsiderueshëm të mërgimtarëve të cilët kanë ardhur për të kaluar pushimet në vendlindjen e tyre. Në mënyrë që të ofrohen të gjitha shërbimet drejtoria për punë të përgjithshme administrative ka planifikuar që të punojë me orar të shtuar nëse është e nevojshme.Kështu ka thënë Nikollë Lleshi drejtor i këtij dikasteri.https://www.syri-vision.tv/

Lleshi tha se e mirë e punës është se edhe furnizimi me material është bërë me kohë dhe deri më tani nuk është paraqitur asnjë problem.

Dihet se ka një kohë të gjatë që E-kiosqet janë jashtë funksionit e gjithë kjo për shkak të procedurave të tenderimit. Mirëpo shumë shpejt ato do të rifunksionalizohen.

Drejtoria për punë të përgjithshme administrative do të vazhdon edhe këtë vit me realizmin e projekteve të cilat janë të mirë të qytetarëve të komunës së Gjakovës.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

120 qytetarë janë trajtuar deri në orën 15:00 në QKMF-në e Deçanit

Read Next

Nesër ndalohet qarkullimi në rrugën e fshatit Lugbunar deri në Kodrën e Becit, shkas pastrimi i mbetjeve të bombardimeve