Italia dhe Argjentina, do të shkruajnë historinë si dy kombëtaret e para që do të garojnë për trofeun që do të quhet “Kupa Maradona”.
Diskutimet janë zhvilluar mes UEFA-s dhe CONMEBOL, ndërsa së fundmi edhe FIFA e ka dhënë miratimin për ndeshjen midis kampionëve të Evropës dhe Amerikës së Jugut.
Organi më i lartë i futbollit botëror miratoi duelin ndërmjet Italisë dhe Argjentinës, për nder të Diego Armando Maradonas.
Ndeshja do të luhet në Napoli, në shtëpinë e dytë të Maradonas, ndërsa mendohet që organizimi të zhvillohet në dhjetor të këtij viti, ose në janar të 2022-shit.
Jo rastësisht, trofeu do të quhet “Kupa Maradona”.
Itali-Argjentinë do të luhet në vend të Kupës së Konfederatave, që mbahet që nga viti 1992 dhe herën e fundit u zhvillua në vitin 2017.
Legjenda argjentinase, kishte një lidhje të fortë me të dyja vendet, pasi kishte luajtur në Itali për shtatë vjet. /Telegrafi/