Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja kundër COVID-19.
Mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, lejohet deri në ora 01:00, me shfrytëzimin e 50 për qind të hapësirës, jo më shumë se 300 persona.
Distanca mes tavolinave duhet të jetë tri metra.
Për mbajtjen e dasmave dhe ahengjeve të tjera obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë.
Klubet e natës obligohen të ndalin muzikën në ora 01:00.
Kryerja e pagesave, si dhe lirimi i hapësirës nga ana e klientëve të klubeve të natës duhet të bëhet deri në orën 01:45.
Në ambientet e mbyllura të këtyre klubeve lejohet shfrytëzimi i 50 për qind të hapësirës, ndërsa në ambientet e jashtme 70 për qind të hapësirës.
Shërbimet e gastronomisë do të lejohen deri në orën 23:00, ndërsa ditëve të premteve dhe të shtunave, orari do të zgjatet deri në orën 00:00./GazetaSinjali