Policia arreston një person në Gjakovë, ia konfiskon një AK-47

Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës ka kryer një kontroll në fshatin Firajë të Gjakovës, në mëngjesin e së mërkurës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Juniku-Shehu ka konfirumuar se kontrolli i policisë është bërë në dy shtëpi dhe në disa objekte nën dyshimin për veprën penale “Blerje dhe shitje të substancave narkotike”.

Gjithashtu, nga prokuroria kanë pohuar se policia ka konfiskuar një armë automatike AK-47, katër fishekë të revoles, një thikë ushtarake, një shufër metalike dhe një peshore elektronike.

Ndërkaq, i dyshuari F.K i cili dyshohet për veprën penale “Blerje dhe shitje të substancave narkotike” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” gjendet në arrati, kurse i dyshuari tjetër R.K është liruar në procedurë të rregullt./GazetaSinjali

Read Previous

​Si ta qetësoni aritminë e zemrës?

Read Next

YouTube Shorts, një konkurrent i TikTok