Nga sot qytetarët mund të zgjedhin mes vaksinës Astra Zeneca dhe Pfizer

Numër i madh i të interesuarve për t’u vaksinuar është vërejtur sot në Qendrën e Vaksinimit, “Fehmi Agani”. Prapa kamerës së televizionit tonë ata që kishin ardhur për t’u vaksinuar thanë se janë lodhur duke pritur në temperatura të larta. Mirëpo me ndërhyrjen e policisë, një pjesë e atyre që e kishin të pamundur të qëndronin në diell, hynë brenda objektit. Ky fluks i madh i njerëzve vjen si rrjedhojë e ndryshimit të grupeve prioritare kështu thanë stafi mjekësor.

Që nga sot të gjithë ata që duan të vaksinohen e kanë mundësinë e zgjedhjes mes dy vaksinave, Astrazeneca dhe Pfizer.

Ky qytetar sapo është vaksinuar përzgjedhja e tij ishte Pfizer Ai ndër të tjera tha se mjekët në këtë qendër janë duke u kushtuar kujdes të shtuar personave që kanë sëmundje shoqëruese.

Vlen të theksohet se për personat që nuk mund të paraqiten me kohë në terminin e tyre, ata mund ta shtyjnë atë dhe mund të paraqiten në një tjetër ditë për të marrë vaksinën.

Read Previous

Konkursi i Ministrisë së Bujqësisë, 80 mijë euro vetëm për pije

Read Next

Donald Trumpin e bllokon edhe Snapchat-i