Viti 2021 i shkëlqyeshëm për Leo Messin

Lionel Messi ka qenë i shkëlqyeshëm në vitin 2021 si për Barcelonën ashtu edhe për Argjentinën pasi ai ka shënuar 33 gola dhe 13 asistime në 36 ndeshje në të gjitha garat për të dy skuadrat

Kapiteni i Barcelonës ka shënuar 28 gola dhe nëntë asistime për “Blaugranët” gjatë këtij viti kalendarik dhe pesë gola të tjerë, si dhe katër asistime, me Argjentinën, përcjellë KosovaPress.

Messi shënoi 23 nga 30 golat e tij në LaLiga Santander në vitin 2021 dhe u shpall golashënuesi më i mirë i ligës.

Ai gjithashtu shënoi tre gola në Copa del Rey, duke udhëhequr Barcelonën deri në fitimin e këtij trofeu dhe dy në Ligën e Kampionëve, pasi katalanasit u eliminuan nga Paris Saint-Germain në fazën 1/16.

Kontrata e Messit me Barcelonën ka marrë fund zyrtarisht, por të dy skuadrat po negociojnë mbi një marrëveshje të re, me superyllin 34-vjeçar që aktualisht luan në Kupën e Amerikës për Argjentinën./KosovaPress/

Read Previous

Superkompjuteri parashikon pjesën e mbetur të Kampionatit Evropian

Read Next

Lajm jo i mirë për Barcelonën: Nuk mund të regjistrojë asnjë transferim të ri