Në kuadër të emisionit Gjurmeve te Muzikës, të autorit Kati Zhubi, shtjellohen fillet e muzikës në qytetin e Gjakovës e ku vend të veçantë zë njëri nga themeluesit apo krijuesit nga më të hershmit dhe më të rëndësishmit Hamëz Kovaçi. I cili cilësohet si emri i parë në muzikën e qytetit tonë, krijues i disa këngëve të vjetra shqipe, hulumtues dhe udhëtues gjithandej për të mbledhur dhe krijuar perla të jashtëzakonshme muzikore.
Hamëz Kovaci, një kohë të gjatë qëndroj në Xhaminë e Hadumit, ku thuhet se kishte pritur shumë mysafirë të ardhur nga Turqia e asaj kohe e me ç’rast mësoj shumë për sharkinë dhe për meloditë e ndryshme. Gjatë një udhëtimi që ndërmori nëpër qytetet e Shqiperisë, mesoi shumë për folklorin kombëtarë gjithandej. Në Berat ndaloj e qëndroi disa ditë me radhë, ku pati rastin ta takoj Sulejman Beun, njeri me pushtet të jashtzakonshëm si dhe me respekt të madh në gjithë qytetin e Beratit. Tek Sulejman Beu qendroj një kohë si mysafir i tijë. I impresionuar nga pritja qe i bëri Beu i Beratit, i kushtoj një nga këngët më të bukura në tabonin e muzikes gjakovare, “Tridhjetën dit o’ në Ramazan”.
Hamëz Kovaci thuhet se është krijues edhe i këngës tjetër gjakovare “Dora jote tu praroftë”.
Fundi i jetës së tijë do të jetë tragjik, do të vritet në Edrene të Turqisë.
Sot munde te krenohemi që kishim në mesin tonë një krijues apo themeltarë të një zhanri të tërë muzikorë, por që për fatin e keq nuk dijmë as edhe varrin e tij.
Për më shumë nga jeta e Hamëz Kovacit, ndiqni episodën e parë të emisionit,
Gjurmëve të Muzikës nga Kati Zhubi!