Shqipëria ka dënuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë

Shqipëria ka dënuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila shqiptoi gjithsej 81 vite burg për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendimi i shpallur dje nga Dhomat e Specializuara të Kosovës është cilësuar nga autoritetet shqiptare si një moment i rëndësishëm dhe i dhimbshëm jo vetëm për Kosovën, por edhe për historinë dhe kujtesën kombëtare.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, në hapje të seancës plenare, deklaroi se Kuvendi ka mbajtur një qëndrim të përbashkët për këtë çështje, duke përfshirë të gjitha forcat politike.

“Vendimi i marrë ditën e djeshme nga Dhomat Speciale në Hagë është një moment i dhimbshëm për Kosovën dhe kujtesën tonë kombëtare. Sot do të përcjellim një deklaratë të përbashkët për qëndrimin e Kuvendit”, u shpreh Peleshi.

Kuvendi i Shqipërisë ka theksuar se ky vendim duhet të trajtohet me kujdes nga partnerët ndërkombëtarë, duke marrë në konsideratë kontributin e UÇK-së në çlirimin e Kosovës dhe në stabilitetin e rajonit. /RTSH/

Read Previous

​Kush është shqiptari që Klopp e ftoi në kombëtaren e Gjermanisë?

Read Next

Kusari-Lila: Duhet të mbështetet mbrojtja e krerëve të UÇK-së në apelim