Shumë shpejt pritet zyrtarizimi i Sergio Ramos në PSG

Sergio Ramos pritet të kalojë në Paris Saint-Germain gjatë ditëve të ardhshme, sipas gazetarit sportiv Fabrizio Romano.

Mbrojtësi spanjoll do t’i bëjë testet mjekësore gjatë javës së ardhshme.

PSG kishte kontaktuar me agjentin e Ramosit gjatë janarit të këtij viti.

Ramosit i është ofruar një kontratë dy vjeçare.

Klubi parisien përveç ish kapitenit të Real Madrid, po pritet t’i zyrtarizojë edhe Achraf Hakim dhe Donnarummen brenda 15 ditëve të ardhshëm./EO/

Read Previous

Xherdan Shaqiri flet para ndeshjes me Spanjën

Read Next

Një 13 vjeçar dhe një 17 vjeçar në gjendje të rëndë, u goditën nga një kamion në Prizren