Pas vendimit që është miratuar me datë 30 prill në Kuvendin Komunal të Gjakovës për mbylljen e shisha bareve të cilat janë në afërsi të objekteve të banimit dhe të njëjtat të vendosen në një lokacion tjetër, inspektorët kanë dalur në teren për t’i informuar pronarët e këtyre bizneseve për këtë vendim. Me këtë rast drejtori i inspektoriatit, Fazli Hoxha ka thënë se brenda javës tjetër do të jenë të gjitha të mbyllura.
Bëjmë të ditur se në ditët në vazhdim inspektorët do të jenë në teren gjatë gjithë kohës si dhe ky vendim është miratuar edhe nga Ministria gjegjëse.