Milot Rashica pritet të debutojë kundër Liverpoolit në Premier Ligë

Milot Rashica është bërë lojtar i ri i Norwich City në Premierligë të Anglisë. Futbollisti vushtrrias është transferuar për 11 milionë euro tek skuadra ishullore, transmeton Klan Kosova.

Rashica pritet që ndeshjen e parë tek klubi i ri ta zhvilloj më 14 gusht kundër Liverpoolit, ndeshje kjo e xhiros së parë në Premierligë.

Lojtari i Kombëtares së Kosovës ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me klubin e ri. Norwich Cityt i ka kushtuar 11 milione euro transferimi i Rashicës./newsjust24all/

Read Previous

Hysaj afër kalimit te Lazio

Read Next

Ganimete Musliu kërkon shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj