Mbahet panairi i punës në Gjakovë

Panairi i Punës është aktiviteti i radhës  që  u mbajt në platon e lumit Krena në qytetin e Gjakovës.Ky panair bëri bashkë jo vetëm biznese e punëkërkues, por edhe qytetarë të interesuar për punë dhe trajnime profesionale. Në mesin e organizatorëve është edhe Caritas Kosova.

Edhe i pari i komunës, Ardian Gjini tha se shihet që ka ngritje të kulturës për punë nga ana e të rinjëve.

Në këtë panair të pranishëm ishin afro 40 biznese. Përfaqësues të bizneseve treguan për mundësit që ata ofrojnë.

Ky panair kishte karakter të bashkëpunimit ndërkufitar ku pjesëmarrës ishin edhe biznese nga komunat e Malit të Zi.

Gjakova dhe Klina janë komunat e vetme në Kosovës që janë përfituese të këtij projekti që ka për qëllim rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik.

Read Previous

Pritet mbyllja e shisha bareve në afërsi të objekteve të banimit

Read Next

Opozita kundërshton shkarkimin e anëtarëve të KPMShCK-së