Ka përfunduar ndeshja mes Spanjës dhe Sllovakisë me rezultat të thellë 5:0.
Golat për Furinë e kuqe i shënuan Laportes, Sarabia e Torres, dhe dy autogola të Kuckas dhe Dubravkas të Sllovakisë, përcjell KosovaPress.
Dubravka shënoi në portën e tij në minutën e 30’, duke ia dhuruar epërsinë Spanjës, kurse mbrojtësi Aymeric Laporte shënon për 2:0 në minutën e 45’+3 shtesë. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2:0.
Pjesën e dytë përsëri Spanja ishte kombëtarja që vazhdoi me gola, ku në minutën 56 Sarabia shënoi për 3:0, ndërsa rezultatin në 4:0 e thelloi sulmuesi Ferran Torres.
Golin e fundit për Spanjën në ndeshje e shënoi mesfushori i Sllovakisë Juraj Kucka në portën e tij, duke e thelluar rezultatin në 5:0.
Me këtë fitore, Spanja pozicionohet e dyta në tabelë me pesë pikë, dy më pak se Suedia në vend të parë, duke siguruar kështu kualifikimin në fazën eliminatore të Euro 2020.