Është rritur numri i punëdhënësve dhe vendeve të lira të punës në Gjakovë

Në zyrën regjionale të punësimit në Gjakovë nga janari i këtij viti e deri më tani presin edhe 387 të papunë të cilët kanë shpresë se një ditë do të gjindet një vend pune për ta. Kujtim Dula, udhëheqës i kësaj zyre tha se për dallim nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar këtë vit ka rënë numri i punëkërkuesve.

Dula tha se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, në këtë vit është rritur numri i punëdhënësve dhe vendeve të lira të punës.

Marrë në total në komunën e Gjakovë numri i punëkërkuesve aktiv është 5384, prej tyre 3155 janë meshkuj dhe 2229 femra. Kjo pasi që shumë të punësuar kanë ikur dhe së këndejmi janë liruar vende të reja të punës.

Read Previous

Digjet një shtëpi në Mejë të Gjakovës

Read Next

Me 24 qershor do të mbahet panairi i punës në Gjakovë