Ky do të jetë kundërshtari i Italisë në rrethin e 16 më të mirëve në Euro 2020

PARMA, ITALY – MARCH 26: Fabio Quagliarella of Italy celebrates his goal of 4-0 with teammates during the 2020 UEFA European Championships group J qualifying match between Italy and Liechtenstein at Ennio Tardini on March 26, 2019 in Parma, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Italia kaloi në rrethin e 16 skuadrave më të mira në Euro 2020 me paraqitje mahnitëse dhe si fituese e Grupit A dhe do të përballet me vendin e dytë të Grupit C më 26 qershor në Wembley.

Azurët i fituan të gjitha tri ndeshjet në grup, duke i shënuar shtatë gola dhe duke mos e pranuar asnjë gol, raporton Gazeta Express.

Kjo nënkupton se ata do të zhvillojnë ndeshjen e rrethit të 16 më të mirëve të shtunën në Wembley.

Kundërshtari i tyre me gjasë do të jetë njëra mes Austrisë dhe Ukrainës, meqë Holanda është lidere e Grupit C.

Ndërsa Uellsi, që përfundoi i dyti në Grupin A, do të përballet me vendin e dytë të Grupit B, që pritet të jetë Rusia apo Finlanda, meqë Belgjika është lidere.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në të njëjtën ditë në Amsterdam./EO/

Read Previous

Konjufca takohet me kryetarin e parlamentit gjerman

Read Next

Këta janë futbollistët më të shtrenjtë të Kampionatit Evropian