Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 65 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe dy klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Bazuar nga raportimet që kanë bërë këto njësi, në trajtim janë 65 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 43 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 43 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 31 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar.
Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 12 pacientë kurse në Klinikën e Pulmologjisë, 31 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë, 2 prej tyre janë në gjendje të rënduar, 13 të konfirmuar pozitivë dhe 12 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:Spitali i Prizrenit, 4 pacientë , Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 6 pacientë, Spitali i Gjilanit, 2 pacientë, Spitali i Ferizajt, 0 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë./GazetaSinjali