Itali – Zvicër, Xhaka e Shaqiri në fushë nga minuta e parë

Kombëtarja e Zvicrës ka nevojë jetike për një fitore sonte në ndeshjen e rrethit të dytë të Grupit A kundër liderit të këtij grupit, Italisë.

Barazimi në ndeshjen e parë me Uellsin e ka vendosur Zvicrën në një situatë aspak komode, andaj tri pikë të reja kundër skuadrës së Roberto Mancinit janë më se të nevojshme./KosovaPress.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin e Romës – “Olimpico”.

Dy lojtarët nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka pritet të luajnë nga minuta e parë.

Formacionet e mundshme:

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Locatelli; Berardi, Immobile, Insigne

Zvicra: Sommer; Elvedi, Akanji, Schar; Mbabu, Xhaka, Freuler, Rodriguez; Shaqiri; Embolo, Seferovic

Read Previous

Zjarr në Muzeun e Dëshmorëve në Prizren pak ditë pasi u përurua

Read Next

Kurti dhe Vuçiq nuk u pajtuan për asgjë, detajet e takimit në Bruksel