Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Kryeministri Albin Kurti sot për herë të parë do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Takimi i së martës është i pari ndërmjet presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti.
Ky i fundit thotë se udhëton për në Bruksel, jo për ta vazhduar dialogun, por për të folur për të ardhmen e dialogut, ndërsa, Vuçiq nga ana tjetër insiston se në Bruksel do të flasë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, gjë që Prishtina zyrtare e hedh poshtë.
Agjenda:
Në orën 08:20 është planifikuar arritja e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell.
Pastaj, në orën 10:30, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Joseph Borrell, do të ketë takime bilaterale të ndara, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e pastaj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kurse, një tryezë e përbashkët plenare është planifikuar për orën 11:00.
Në orën 12:30 është paralajmëruar një konferencë për media e përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd dhe çështje tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.