Anton Quni, kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Lidhja Demokratike në Prizren ka vendos për kandidatin për kryetar të kësaj komune.

Anton Quni që udhëheq me LDK-në në Prizren, do të jetë në garë për kreun e Prizrenit, komunë të cilën e ka humbur që më shumë se një dekadë.

Lajmin e ka konfirmuar kjo parti përmes një njoftimi të lëshuar për media.

Njoftimi i plotë:

Në takimin që ka mbajtur sot kryesia e LDK-së së Prizrenit, unanimisht ka dalur me propozimin që; kryetari Anton Quni, aktualisht deputet i Parlamentit të Kosovës, të jetë kandidati që do të garoi për kryetar të komunës së Prizrenit.
Në takim u diskutua edhe rreth përgaditjeve për mbajtjen e Konventës së Punës të LDK-së së Prizrenit, ku do të finalizohen të gjitha modalitetet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

Read Previous

Varianti Delta rikthen infektimet në Kinë

Read Next

Më 1980, “Sunday Observer” botonte shkrimin “E drejta për të folur shqip”