Dega e PDK-së në Gjakovë ka bërë homazhe tek Lapidari i Shokëve të Lirisë në Gjakovë. Përfaqësues të kësaj partie thanë se 14 Qershori është dita kur Gjakova e cila vuajti aq shumë gjatë luftës së fundit të vitit 1999, fitoi lirinë e merituar, andaj ata qe dhanë jetën për këtë liri do të kujtohen gjithmonë.
Vizitën më pas ata e vazhduan për të nderuar ata që prehen në Kodrën e Çabratit për të vazhduar më pas në fshatin Brekoc. 14 qershori, dita e Çlirimit të Gjakovës do të jetë përherë simbolikë e heroizmit të pashoq të luftëtarëve të këtij vendi dhe të gjithë atyre civilëve që ranë për liri, u tha nga këtu.