Lagjja Brekoc bëhet me teren të ri sportiv

Në fshatin Brekoc të komunës së Gjakovës ka filluar rregullimi i tereneve sportive. Kryetari Gjini theksoi se investime të ngjashme do të vazhdojnë edhe më tutje.

Gjini theksoi se vlera e kësaj faze të projektit është 40 mijë euro.

Fëmijët e kësaj zone iu gëzuan pa masë këtij investimi ku do të mund t’i zhvillojnë lojërat e aktivitetet sportive.

Ndër të tjera kryetari Gjini theksoi se do të vazhdojnë projekte të ngjashme në mënyrë që të përmirësohet kualiteti i jetës së qytetarëve të komunës së Gjakovës.

Read Previous

Mbi 500 shoferë janë dënuar për mosrespektim të shpejtësisë

Read Next

UEFA arkëton 2 miliardë euro, Evropiani më i pasur