Kurti e Bërnabiq përplasen në Tiranë, çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku po merr pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq kërkoi sot që marrëveshja e CEFTA-s të ripërcaktohet, në të cilën Kosova do të trajtohej si shtet, Kështu raporton mediumi serb, Tanjug.

Kurti gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq u përgjigj duke thënë se formati aktual funksionon mirë dhe se nuk ka asnjë argument ligjor për të ndryshuar asgjë. “Sepse Kosova është pjesë e Serbisë”, tha ajo.

Bërnabiq tha se Kosovën nuk e njohin pesë anëtare të BE-së, se Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe se në atë kuptim nuk mund të ketë status tjetër nga ai ekzistues.

Kurti iu përgjigj asaj me një pyetje: “Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?”. Ndërsa Bërnabiq u përgjigj: “Si mendoni se po e okupojmë territorin tonë?”, sipas Tanjug./GazetaExpress.

Read Previous

Vuqiq: Do të refuzoj çfarëdo bisede në Bruksel ku përmendet njohja reciproke

Read Next

Sali Maliqi kërkon që mësimi të përfundojë me 30 qershor