Samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama pret kryeministrin Kurti

Tirana këtë të enjte është shndërruar “kryeqendra”, e Ballkanit Perëndimor ku liderët e vendeve janë bërë bashkë në Samitin e organizuar në vendin tonë.

Pjesë e këtij samiti është edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili është pritur në hyrje të pallatit të Brigadave nga kreu i qeverisë së Shqipërisë Edi Rama.

Shqipëria është këtë herë mikpritësja e samitit të radhës i cili zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku pjesë do të jenë liderët e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

Më herët në pallatin e Brigadave kanë mbërritur edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhely, kryeministrja e Serbisë  Ana Brnabiç, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Zoan Zaev, Presidenti i Malit të Zi Milo Đukanoviç dhe Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës.e.su./abcnews.al

Read Previous

UEFA e detyron Ukrainën ta ndërrojë fanellën

Read Next

​Mehaj njofton se do të blejnë pajisje ushtarake me mbi 5 milionë euro