​Mehaj njofton se do të blejnë pajisje ushtarake me mbi 5 milionë euro

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka thënë se pas rishikimit të buxhetit aktual, shumën 5.2 milionë euro do ta shfrytëzojnë për blerje ushtarake, pasi kjo shumë e parave ishte planifikuar për shpenzime të panevojshme.

Në një njoftim për media nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se blerjet ushtarake do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët amerikanë dhe aleatët tjerë.

“Të dashur qytetarë, pas analizës dhe vlerësimit të detajuar të planit të prokurimit për vitin 2021, në proces të rishikimit të buxhetit aktual, kemi arritur që shumën prej 5.2 milion euro nga planifikimet e mëhershme të shpenzimeve të panevojshme, ta ri-destinojmë në projektet e Programit Amerikan të Shitjeve të Jashtme Ushtarake (The Foreign Military Sales- FMS) me qëllim të rritjes së aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të FSK-së. Blerjet tona ushtarake do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët tanë amerikanë dhe aleatët tjerë. Si ministër i Mbrojtjes, jam i vendosur që prioritetet e Qeverisë, qëllimet strategjike dhe objektivat e mi operacional t’i realizoj deri në fund, mbi parimin e ndalimit të shpenzimeve të panevojshme, transparencës, llogaridhënies dhe përkushtimit maksimal për forcimin e Ushtrisë së Kosovës për përmbushjen e plotë të misionit të saj kryesor – mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit dhe pjesëmarrjes në operacionet ndërkombëtare përkrahë forcave amerikane dhe aleatëve tjerë, si rrugë drejt anëtarësimit të vendit në NATO”, ka thënë ministri Mehaj./KosovaPress

Read Previous

Samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama pret kryeministrin Kurti

Read Next

Shkencëtarët ringjallën një kafshë të ngrirë për 24 mijë vjet